Këshillat, shprehjet, idetë, opinionet, shkrimet, librat…

Këshillat, shprehjet, idetë, opinionet,

Këshillat, shprehjet, idetë, opinionet, shkrimet, librat…

Të gjitha janë të dobishme, por jo pa të meta.

Edhe kur një këshillë apo udhëzim janë shumë të mira, një faktor kontribues në efektivitetin e tyre, është mënyra si përkthehen.

A nuk është e vërtetë që dy njerëz të ndryshëm, mund të interpretojnë të njëjtin mesazh në mënyra të ndryshme?!

Në fakt kjo është gjithçka ndodh, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përhapur kudo në shoqëri.

Mund të lexosh një libër, por duhet përkushtim dhe vëmendje e madhe për të kuptuar saktësisht çfarë ka dashur të thotë autori.

Në fakt duhet edhe më shumë se aq…

Një nga karakteristikat tipike të shoqërisë moderne ku mbizotëron konsumi i shpejtë, është pikërisht mungesa e aftësisë për ti kushtuar një mesazhi përqëndrimin dhe përkushtimin e nevojshëm për ta kuptuar.

Mesazhi është gjithmonë i njëjtë, por si përkthehet nga njerëz të ndryshëm, në vende të ndryshme mbetet subjekt i botëkuptimit invididual të gjithsecilit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *