Nëse ka në gjë që mund të mësojmë nga kjo kohë e vështirë, është pikërisht që duhet të jemi të përgatitur për raste si këto.
Mijëra biznese kudo që ndodhen në Shqipëri, kanë pësuar një goditje të rëndë nga kriza aktuale dhe si rrjedhojë do përjetojnë muaj të vështirë përpara.
Në të njëjtën kohë ata pak që kanë qënë mjaftueshëm të zgjuar për të investuar në një platformë dixhitale, janë aktualisht duke shfrytëzuar mundësinë e artë të tregut dixhital.
Shumë nga klientët tanë, të cilët zotërojnë dyqane online, janë duke vazhduar dhe deleguar të gjithë biznesin online përgjatë këtyre ditëve, ndërkohë që disa po shohin rritje të ndjeshme vetëm sepse vemendja e klientit në këto momente është fokusuar 100% online.
Nuk ka më kohë për të humbur, nëse ke një biznes fizik, ka ardhur koha të investosh edhe në një dixhital.