Zgjidhje
Automatizim & AI për Biznese
Automatizimi për biznese do të thotë që punët që sot i bën me dorë çdo ditë, si përgjigjet e para, shpërndarja e kërkesave, raportet dhe email-et e ndjekjes, të ndodhin vetë me rregulla të qarta. AG Studio ndërton automatizime praktike që kursejnë orë pune çdo javë, pa e ndërlikuar punën e ekipit.
Problemi që zgjidhim
Ditën ta hanë veprimet e vogla: u përgjigjesh të njëjtave pyetje, kopjon të dhëna nga emaili në Excel, ndjek me vonesë kërkesat e klientëve. Asnjëra nuk kërkon mend, të gjitha kërkojnë kohë.
Çfarë përfshin
- AI workflows praktike
- CRM / email automation
- Lead routing
- Raportime automatike
- Automatizime marketingu dhe komunikimi
- Sisteme të brendshme praktike
Si punojmë
Vlerësimi falas
Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.
Plani dhe oferta
Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.
Puna
Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.
Dorëzimi dhe matja
Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.
Pyetje të shpeshta
A është e ndërlikuar për ekipin tim?
Jo. Automatizimet ndërtohen mbi veglat që përdor tashmë, si email, WhatsApp, Excel ose Sheets dhe CRM. Ekipi merr udhëzim të shkurtër e të qartë. Nëse diçka kërkon manual 20-faqësh, është ndërtuar gabim.
Nga t'ia filloj automatizimit?
Nga një proces i vetëm që të merr më shumë kohë ose ku humbasin kërkesat. E matim, e automatizojmë, e provojmë 2 javë, pastaj kalojmë te tjetri. Pa revolucion, me hapa.
Sa kushton një automatizim?
Varet nga procesi dhe veglat. Pas vlerësimit falas merr ofertë fikse me shkrim, bashkë me kohën që pritet të kursesh çdo muaj, që ta gjykosh vetë nëse leverdis.
A i zëvendëson njerëzit automatizimi?
Jo, u heq punën e mërzitshme. Njerëzit merren me klientët dhe vendimet, makina me kopjimet, kujtesat dhe raportet.
Gati për një prezencë që punon?
Na trego problemin dhe brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim. Pa detyrim.