AG Studio

Zgjidhje

Website që Sjell Klientë

Një website sjell klientë është faqe e kthen vizitorin kontakt: me mesazh qartë, thirrje për veprim dukshme, formë punon dhe lidhje direkte WhatsApp. AG Studio i ndërton dhe i rregullon faqet pikërisht për këtë qëllim, jo vetëm për pamje.

Problemi që zgjidhim

Ke faqe, ke vizita, ndoshta edhe reklama me pagesë. Por telefoni nuk bie. Diku mes hyrjes në faqe dhe kontaktit, klienti humbet: mesazh i paqartë, CTA e fshehur, formë që nuk punon ose mungesë elementesh besimi.

Çfarë përfshin

  • Landing pages
  • Copywriting
  • CTA të qarta
  • Forma kontakti
  • WhatsApp integration
  • Tracking
  • Conversion optimization
  • Elemente besimi dhe review
  • MyCard për lead capture dhe networking

Si punojmë

1

Vlerësimi falas

Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.

2

Plani dhe oferta

Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.

3

Puna

Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.

4

Dorëzimi dhe matja

Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.

Pyetje të shpeshta

Pse faqja ime ka vizita por jo kontakte?

Zakonisht nga një prej këtyre: mesazhi nuk i thotë vizitorit çfarë fiton, CTA mungon ose fshihet poshtë, forma është e gjatë ose e prishur, ose faqja nuk jep arsye besimi. Auditi e gjen saktë se ku humbet klienti.

A duhet ta bëj faqen nga e para?

Jo gjithmonë. Shpesh mjafton të rregullohet struktura, teksti dhe pikat e kontaktit në faqen ekzistuese. Vlerësimi tregon nëse të leverdis rregullimi apo rindërtimi.

Çfarë është një landing page dhe kur më duhet?

Faqe e vetme e fokusuar te një ofertë me një veprim të vetëm. Të duhet kur bën reklama ose fushata: trafiku i paguar dërgohet aty, jo te kryefaqja e përgjithshme.

Si matet nëse faqja po punon?

Me tracking të thjeshtë: sa vizitorë, sa klikime në WhatsApp, sa forma të dërguara, nga cili kanal. Numra që i sheh vetë, jo ndjesi.

Gati për një prezencë që punon?

Na trego problemin dhe brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim. Pa detyrim.

Pjesë e AG Studio

Programe të krijuara nga ne, në shërbim të klientëve.