Zgjidhje
Rregullim & Support Teknik
Rregullim & Support Teknik është zgjidhja për problemet teknike që të bllokojnë punën: faqe që nuk hapet, WordPress i prishur, email që nuk dërgohet, formë kontakti që hesht, hosting i ngadaltë. I diagnostikojmë, i rregullojmë dhe i mbajmë nën kontroll me mirëmbajtje të rregullt.
Problemi që zgjidhim
Problemet teknike nuk presin: faqja bie në mes të fushatës, checkout-i nuk pranon porosi, emailet përfundojnë në spam. Çdo ditë me problem të hapur është klient i humbur dhe besim i gërryer.
Çfarë përfshin
- WordPress fixes
- WooCommerce support
- Email / DNS
- Hosting / cPanel
- Speed optimization
- Backup
- Mirëmbajtje e rregullt
- Forma kontakti që nuk punojnë
- Checkout issues
- Koordinim për malware / security
Shërbimet brenda kësaj zgjidhjeje
Rregullim WordPress
Errore, faqe e ngadaltë, plugin të prishur: diagnostikim dhe rregullim.
Detajet →
Mirëmbajtje website
Përditësime, backup dhe monitorim i vazhdueshëm.
Detajet →
Audit i faqes
Kontroll i plotë teknik dhe SEO me listë konkrete rregullimesh.
Detajet →
Hosting & Domain
Hosting i shpejtë, domain (.al) dhe email biznesi, me mbështetje në shqip.
Detajet →
Si punojmë
Vlerësimi falas
Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.
Plani dhe oferta
Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.
Puna
Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.
Dorëzimi dhe matja
Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.
Pyetje të shpeshta
Sa shpejt reagoni për një problem urgjent?
Rastet urgjente, si faqe e rrëzuar ose dyqan pa checkout, trajtohen me prioritet, zakonisht brenda së njëjtës ditë pune. Rastet standarde marrin vlerësim brenda 1 dite pune.
Faqen ma ka ndërtuar dikush tjetër. Mund ta merrni në dorë?
Po, kjo është situata më e zakonshme. Na duhen vetëm akseset; bëjmë backup para çdo ndërhyrjeje dhe dokumentojmë çfarë gjetëm e çfarë ndryshuam.
Faqja është hakuar ose shfaq reklama të dyshimta. Çfarë bëj?
Mos e fshi asgjë. Na kontakto menjëherë: izolohet problemi, pastrohet faqja, mbyllet vrima e hyrjes dhe vendoset mbrojtje që të mos përsëritet.
Çfarë përfshin mirëmbajtja mujore?
Përditësime të sigurta, backup të rregullt, monitorim që faqja është online, kontroll i formave dhe raport i shkurtër mujor. Ti merresh me biznesin, faqen e mbajmë ne.
Udhëzime të lidhura
-
Pse forma e kontaktit nuk po dërgon email?
Forma e kontaktit që nuk dërgon email zakonisht ka një nga këto shkaqe: konfigurim i gabuar i dërgimit, mungesë SPF/DKIM, plugin i prishur ose emailet bien në spam.
Lexo →
-
A të duhet website i ri, apo thjesht rregullime?
Jo çdo faqe me probleme duhet rindërtuar. Ja kriteret praktike: kur mjaftojnë rregullimet, kur ia vlen faqja e re, dhe si e jep auditi përgjigjen me fakte.
Lexo →
Ke një problem teknik që duhet zgjidhur?
Na trego çfarë po ndodh dhe brenda një dite pune merr diagnozë dhe hapa konkretë me çmim me shkrim. Pa detyrim.