Audit Website: Kontroll i Plotë i Faqes
Auditi i website-it është një kontroll i plotë i faqes tënde: teknik, SEO, shpejtësi dhe konvertim. Në fund merr një raport të qartë me problemet e gjetura, të renditura sipas rëndësisë, dhe një plan konkret se çfarë duhet rregulluar. Kështu vendos me fakte, jo me hamendje.
Problemi
Faqja duket në rregull nga jashtë, por diku po humb: pozicione në Google, vizitorë që ikin pa kontaktuar, forma që nuk punon, shpejtësi e ulët në telefon. Pa një kontroll të plotë, paguan për simptoma dhe jo për shkakun.
Çfarë përfshin
- Kontroll teknik: gabime, linke të thyera, siguri
- Kontroll SEO: struktura, meta, indeksimi
- Shpejtësia dhe Core Web Vitals
- Kontroll konvertimi: CTA, forma, rrjedha e kontaktit
- Krahasim i shkurtër me konkurrencën
- Raport me prioritete dhe plan veprimi
Pse audit dhe jo direkt rregullime?
Sepse pa diagnozë, çdo rregullim është provë me para të tua. Faqja mund të duket e vjetër, por problemi real të jetë formë e prishur kontakti. Mund të duket e bukur, por të mos indeksohet si duhet nga Google. Auditi e gjen shkakun e vërtetë dhe të kursen para që do shkonin te simptomat.
Çfarë kontrollojmë saktësisht?
Teknike: gabime serveri, linke të thyera, certifikata, siguria bazë, versionet e sistemit. SEO: si të sheh Google, struktura e faqeve, meta të dhënat, indeksimi, të dhënat e strukturuara. Shpejtësia: koha e hapjes në telefon dhe kompjuter, Core Web Vitals, pesha e imazheve. Konvertimi: rruga e klientit nga hyrja deri te kontakti, dukshmëria e CTA-ve, funksionimi i formave, elementet e besimit.
Si duket raporti?
Pa zhargon dhe pa 60 faqe që s’i lexon njeri. Çdo gjetje ka tre rreshta: çfarë gjetëm, pse ka rëndësi për klientët e tu, si rregullohet. Të renditura nga më kritikja te më e vogla, që të dish saktë ku të fillosh.
Auditi është edhe hapi i parë i detyrueshëm kur dyshon mes rregullimeve dhe një faqeje të re: përgjigja del nga faktet, jo nga dëshira e atij që ta shet faqen e re.
Si punojmë
Vlerësimi falas
Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.
Plani dhe oferta
Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.
Puna
Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.
Dorëzimi dhe matja
Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.
Pyetje të shpeshta
Çfarë merr konkretisht nga auditi?
Një raport të qartë me problemet e gjetura, të ndara në kritike, të rëndësishme dhe të vogla, secila me shpjegim të thjeshtë dhe me hapin e rregullimit. Plus rekomandimin tonë: çfarë ia vlen të rregullohet e çfarë jo.
Sa zgjat auditi?
Zakonisht 3 deri në 5 ditë pune nga momenti që marrim akseset, në varësi të madhësisë së faqes.
A më detyron auditi të punoj me ju pastaj?
Jo. Raporti është i yti dhe mund ta zbatosh me cilindo. Shumë klientë na zgjedhin ne për rregullimet, por kjo është zgjedhje, jo kusht.
Kur duhet bërë audit?
Para çdo vendimi të madh: rindërtim faqeje, fushatë reklamash, rënie e papritur e klientëve nga faqja, ose kur thjesht nuk e di pse faqja nuk po sjell rezultate.
Ke një problem teknik që duhet zgjidhur?
Na trego çfarë po ndodh dhe brenda një dite pune merr diagnozë dhe hapa konkretë me çmim me shkrim. Pa detyrim.