AG Studio
Dizajn & Print

Dizajn Grafik

Dizajni grafik është gjuha vizuale e biznesit tënd: logo, ngjyra, broshura, postera dhe materiale për rrjete e print. AG Studio krijon dizajn qartë dhe koherent e bën biznesin tënd duket profesional kudo, nga kartëvizita te reklama rrjete sociale.

Problemi

Dizajni i papërpunuar flet keq para se ti të flasësh: logo e bërë me shabllone, materiale me ngjyra që përplasen, postim që duket amator. Klienti e gjykon biznesin nga pamja, edhe pa e kuptuar vetë pse.

Çfarë përfshin

  • Logo dhe identitet vizual
  • Broshura, fletëpalosje, katalogë
  • Postera dhe materiale për panaire
  • Dizajn për rrjete sociale dhe reklama
  • Kartëvizita dhe materiale zyre
  • Përgatitje skedarësh për shtyp

Pamja është gjykimi i parë

Përpara se klienti të lexojë një fjalë, ai e ka gjykuar biznesin tënd nga pamja: logoja, ngjyrat, mënyra si janë bërë materialet. Dizajni i mirë nuk është luks, është besueshmëri. AG Studio krijon dizajn që e bën biznesin tënd të duket serioz dhe të kujtohet.

Materialet që krijojmë

Logo dhe identitet vizual, broshura, katalogë e fletëpalosje, postera dhe materiale për panaire, dizajn për rrjete sociale, kartëvizita dhe materiale zyre. Çdo gjë e dorëzuar edhe gati për print & shtyp, me ngjyra të sakta.

Si punojmë

1

Vlerësimi falas

Na trego çfarë të duhet: logo, materiale marketingu apo shtyp. Shohim materialet ekzistuese dhe qëllimin.

2

Plani dhe oferta

Brenda një dite pune merr propozim me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.

3

Puna

Dizajnojmë dhe ti miraton çdo version. Përgatisim skedarët finalë për shtyp ose përdorim digjital.

4

Dorëzimi

Dorëzojmë skedarët dhe materialet e shtypura, me cilësinë të kontrolluar para se të të mbërrijnë.

Pyetje të shpeshta

A bëni vetëm logo, apo gjithë identitetin?

Të dyja. Mund të bëjmë vetëm një logo, ose një identitet të plotë: logo, ngjyra, shkronja dhe shabllone për të gjitha materialet që përdor biznesi.

A i përgatitni skedarët gati për shtyp?

Po. Dizajnin e dorëzojmë në formate gati për shtyp (CMYK, bleed) dhe për përdorim online, që të mos kesh probleme te shtypshkronja.

A punoni edhe për rrjete sociale?

Po, krijojmë shabllone dhe materiale për Facebook, Instagram e reklama, koherente me identitetin e biznesit tënd.

Gati për një identitet vizual më profesional?

Na trego çfarë të duhet dhe brenda një dite pune merr propozim konkret me çmim me shkrim. Pa detyrim.

Pjesë e AG Studio

Programe të krijuara nga ne, në shërbim të klientëve.