AG Studio

Studio digjitale · Tiranë · që nga 2005

Biznesi yt nuk ka nevojë vetëm për një faqe. Ka nevojë për një prezencëqë punon.

Ndërtim faqesh, hosting, domain dhe mirëmbajtje nga një studio e vetme. Dhe kur faqja ka probleme, ke kujt t'i drejtohesh, në shqip.

20+ vite në treg, që nga 2005
4 produkte të veta 360GoMap · MyCard · Defteri · Preno
4 tregje Shqipëri · Europë · SHBA · Kanada
Ballë-për-ballë në Tiranë, pas kinemasë Agimi

AG Studio ndihmon bizneset shqiptare ndërtojnë prezencë profesionale online, përmirësojnë dukshmërinë Google dhe kthejnë vizitorët kontakte, kërkesa dhe klientë realë.

Google + AI Search

Klientët kërkojnë në Google. Dhe gjithnjë e më shumë pyesin AI.

Faqet që ndërtojmë janë të strukturuara që të lexohen qartë nga Google Search, Google Maps dhe nga asistentët AI si ChatGPT, Gemini e Perplexity: përgjigje direkte, pyetje të shpeshta dhe të dhëna të sakta biznesi.

Si të dukem më shumë në Google
Si shfaqet biznesi në Google Search, Maps dhe te asistentët AI

Pse AG Studio?

  • Nisim nga problemi yt, jo nga lista e shërbimeve

    Vlerësimi i parë të tregon çfarë të duhet vërtet dhe çfarë jo. Edhe kur përgjigjja është: nuk të duhet faqe e re.

  • Çmim dhe afat me shkrim, para se të nisë puna

    Pa kosto surprizë në fund. Oferta përshkruan saktë çfarë merr dhe kur.

  • Gamë e plotë, nga digjitalja te printi

    Web, SEO, dizajn grafik, print dhe botime, të gjitha nga një ekip i vetëm. S'ke nevojë të vraposh pas disa furnitorëve.

  • Mbështetje lokale, në shqip

    Telefon, email ose WhatsApp. Pa tiketa anonime, pa pritje javore.

  • Online dhe ballë-për-ballë

    Punojmë online me gjithë Shqipërinë dhe diasporën, dhe me takim live në Tiranë, kur projekti kërkon më shumë qartësi.

20+

vite në treg, që nga viti 2005

4

produkte të veta: 360GoMap, MyCard, Defteri & Preno

4

tregje klientësh: Shqipëri, Europë, SHBA, Kanada

Si punojmë

Katër hapa, pa mjegull. E di gjithmonë ku është projekti.

Procesi i punës në AG Studio: nga vlerësimi te dorëzimi
1

Vlerësimi falas

Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.

2

Plani dhe oferta

Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.

3

Puna

Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.

4

Dorëzimi dhe matja

Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.

Pyetje të shpeshta

Çfarë bën saktësisht AG Studio?

Zgjidhim probleme konkrete biznesi me mjete digjitale: prezencë profesionale online, dukshmëri në Google Search dhe Maps, website që sjellin kontakte, rregullime teknike dhe automatizime praktike. Punojmë me biznese në Shqipëri dhe Kosovë.

Sa kushton një projekt?

Varet nga problemi dhe vëllimi i punës. Prandaj nisim gjithmonë me vlerësim falas: na trego situatën dhe merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim, pa asnjë detyrim.

Ku punoni dhe si komunikojmë?

Me biznese në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me biznese shqiptare në Europë, SHBA e Kanada. Pjesa më e madhe e punës bëhet online, me telefon, email dhe WhatsApp; takime live organizohen sipas rastit në Tiranë.

Sa zgjat ndërtimi i një website?

Një faqe biznesi e plotë zakonisht zgjat 3 deri në 5 javë nga miratimi i strukturës deri në publikim. Afati i saktë jepet me shkrim pas vlerësimit fillestar.

A ofroni mirëmbajtje pas dorëzimit?

Po. Faqet kanë nevojë për përditësime, backup dhe monitorim të vazhdueshëm. Kemi paketa mujore mirëmbajtjeje, që faqja të mbetet e shpejtë, e sigurt dhe funksionale.

Nga blogu ynë

Të gjitha udhëzimet →

Gati për një prezencë që punon?

Na trego problemin dhe brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim. Pa detyrim.

Pjesë e AG Studio

Programe të krijuara nga ne, në shërbim të klientëve.