AG Studio
Support Teknik

Hosting dhe Domain për Biznese

Hostingu dhe domaini janë themeli ku qëndron faqja jote: serveri ku ruhet dhe adresa me cilën gjejnë klientët. AG Studio siguron hosting shpejtë e sigurt, regjistrim domaini (përfshirë .al) dhe email biznesi, me konfigurim e mbështetje shqip, ti mos merresh kurrë me anën teknike.

Problemi

Hosting i ngadaltë e bën faqen të hapet me vështirësi dhe largon klientët. Domaini i papaguar në kohë mund të humbasë. Emaili i konfiguruar keq bie në spam. Pa dikë që i mban këto, problemet teknike vijnë pikërisht kur s'i pret.

Çfarë përfshin

  • Hosting i shpejtë dhe i sigurt (cPanel)
  • Regjistrim dhe menaxhim domaini, përfshirë .al
  • Email biznesi me emrin e domainit tënd
  • Konfigurim SSL, DNS dhe siguri bazë
  • Migrim nga hostingu ekzistues pa ndërprerje
  • Mbështetje në shqip kur diçka nuk shkon

Pse hostingu dhe domaini kanë rëndësi më shumë se ç’duket

Hostingu është serveri ku jeton faqja jote, dhe domaini është adresa me të cilën të gjejnë klientët. Janë të padukshëm kur punojnë mirë, dhe shkatërrues kur jo: faqe që hapet ngadalë dhe humb vizitorë, domain që skadon dhe e lë biznesin pa adresë, email që përfundon në spam. Shumë biznese i zbulojnë këto probleme vetëm kur është tepër vonë.

Sa kushton hosting-u dhe domaini?

Paketat tona të hostingut fillojnë nga €80/vit dhe përfshijnë domain e email biznesi. I sheh të plota më poshtë. Domaini .al ka një tarifë vjetore të veçantë që menaxhohet nga AKEP, dhe ne e regjistrojmë e rinovojmë për ty. Çmimin e saktë e merr me shkrim para se të nisë çdo gjë. Nuk të shesim paketën më të shtrenjtë “për çdo rast”; të këshillojmë cila të mjafton realisht.

Si regjistrohet një domain .al, hap pas hapi

Regjistrimi i një .al në Shqipëri ndjek disa hapa që shpesh e ngatërrojnë biznesin:

  1. Zgjedh emrin dhe ne kontrollojmë nëse është i lirë.
  2. Dokumentet: për .al kërkohet një subjekt me lidhje në Shqipëri (biznes ose individ me dokument identifikimi). Të themi saktë çfarë duhet.
  3. Regjistrimi përmes procedurës zyrtare, në emrin tënd, që pronësia të jetë e jotja.
  4. Lidhja me hostingun dhe konfigurimi i DNS, SSL dhe email-it.
  5. Rinovimi që s’e harron kurrë: e mbajmë ne shënim dhe të lajmërojmë para skadimit.

Për kë është

Për çdo biznes që do një faqe të shpejtë e email me emrin e vet, pa u marrë me servera, cPanel apo DNS. Sidomos për ata që janë djegur më parë me hosting të lirë e të ngadaltë, ose me dikë që s’përgjigjet kur bie faqja.

Lidhet me mirëmbajtjen

Hostingu i mirë shkon dorë për dore me mirëmbajtjen e website-it: përditësime, backup dhe monitorim, që faqja të mbetet online, e shpejtë dhe e sigurt gjatë gjithë vitit. Nëse faqja jote ka probleme teknike aktuale, fillojmë me një rregullim ose kontroll, dhe të themi hapur çfarë i duhet.

Planet e hostimit

Gjithçka që i duhet faqes tënde, me domain dhe email biznesi të përfshira. Zgjidh planin ose na pyet cili të përshtatet.

Plani Bazë

Start

€80 /vit

€100 çmim i plotë

  • Domain i përfshirë
  • Email biznesi falas
  • 10 GB hapësirë (SSD)
  • 100 GB trafik
  • cPanel
  • Vërtetim me dy faktorë
  • Softaculous (WordPress, Joomla, etj)
Kërko Start
Më i zgjedhuri

Plani Mesatar

Delux

€100 /vit

€120 çmim i plotë

  • Domain i përfshirë
  • Email biznesi falas
  • 15 GB hapësirë (SSD)
  • 100 GB trafik
  • cPanel
  • Vërtetim me dy faktorë
  • Softaculous (WordPress, Joomla, etj)
Kërko Delux

Plani Avancuar

Premium

€300 /vit

€400 çmim i plotë

  • Domain i përfshirë
  • Email biznesi falas
  • 50 GB hapësirë (SSD)
  • Trafik i palimituar
  • cPanel
  • Vërtetim me dy faktorë
  • Softaculous (WordPress, Joomla, etj)
Kërko Premium

Çmimet janë vjetore. Domain-i .al dhe migrimi nga hostingu ekzistues përfshihen. Na shkruaj për këshillë se cili plan të përshtatet.

Si punojmë

1

Vlerësimi falas

Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.

2

Plani dhe oferta

Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.

3

Puna

Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.

4

Dorëzimi dhe matja

Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton hosting-u në Shqipëri?

Paketat tona fillojnë nga €80/vit dhe përfshijnë domain e email biznesi (shih planet më poshtë). Zgjedhja varet nga trafiku dhe nevojat e faqes; të këshillojmë falas cila të mjafton, pa të shitur më shumë se ç'të duhet.

Sa kushton një domain .al?

Domaini .al ka një tarifë vjetore që menaxhohet nga AKEP. Ne e regjistrojmë, e rinovojmë dhe e lidhim me hostingun për ty; çmimin e saktë ta themi para regjistrimit, pa surpriza.

A mund të regjistroni një domain .al për mua?

Po. E regjistrojmë dhe e menaxhojmë domainin .al, .com ose çfarëdo prapashtese tjetër, dhe e lidhim me hostingun e faqes tënde. Pronësia mbetet e jotja.

E kam faqen te një hosting tjetër. Mund ta sillni te ju?

Po. Bëjmë migrimin e plotë, skedarë dhe email, zakonisht pa ndërprerje të dukshme për vizitorët. Bëjmë backup para çdo lëvizjeje.

Pse emailet e mia po bien në spam?

Zakonisht ngaqë mungojnë konfigurimet SPF, DKIM dhe DMARC, ose emaili dërgohet nga një server jo i besuar. I rregullojmë këto që emailet e biznesit tënd të mbërrijnë në inbox.

A merrem unë me anën teknike?

Jo, për këtë jemi ne. Ti merresh me biznesin; hostingun, domainin dhe emailin i mbajmë e i monitorojmë ne, me mbështetje në shqip kur të duhet.

Gati për hosting dhe domain të menaxhuar siç duhet?

Na trego situatën dhe brenda një dite pune merr propozim konkret me çmim me shkrim. Pa detyrim.

Pjesë e AG Studio

Programe të krijuara nga ne, në shërbim të klientëve.

WhatsApp