Rregullim WordPress
Rregullimi i WordPress përfshin diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve të faqes tënde: errore që e rrëzojnë, plugin në konflikt, ngadalësi, forma që nuk dërgojnë, ose pasoja hakimi. AG Studio e gjen shkakun, e rregullon dhe të tregon si të mos përsëritet.
Problemi
WordPress fuqizon shumicën e faqeve shqiptare, por i lënë pa kujdes prodhon probleme klasike: faqe e bardhë, errore pas një përditësimi, ngadalësi që iu ik vizitorëve, spam, ose hakim. Çdo orë me faqen e prishur është klient që ikën te konkurrenti.
Çfarë përfshin
- Diagnostikim i shkakut real, jo i simptomës
- Rregullim erroresh dhe konfliktesh plugin/teme
- Optimizim shpejtësie
- Rregullim formash që nuk dërgojnë email
- Pastrim dhe siguri pas hakimit
- Backup dhe dokumentim i ndërhyrjes
Problemet WordPress që rregullojmë më shpesh
Faqja e bardhë ose me error pas një përditësimi. Plugin që bien në konflikt me njëri-tjetrin. Tema që prishet pas ndryshimeve. Forma e kontaktit që nuk dërgon email, dhe ti humb kërkesa pa e ditur. Faqja e ngadaltë që iu ik vizitorëve para se të hapet. Checkout i WooCommerce që nuk pranon porosi. Faqja e hakuar që shfaq përmbajtje të huaj ose ridrejton diku tjetër.
Nëse e gjete problemin tënd në këtë listë, je në vendin e duhur.
Si punojmë me një problem WordPress?
Së pari backup, gjithmonë. Pastaj diagnoza: riprodhojmë problemin, shohim logjet, izolojmë shkakun real. Vetëm atëherë rregullojmë, dhe në fund dokumentojmë çfarë gjetëm dhe çfarë ndryshuam, që ti të kesh historik të faqes tënde.
Për rastet urgjente, si faqe e rrëzuar ose dyqan pa checkout, puna nis me prioritet, zakonisht brenda së njëjtës ditë pune.
WordPress apo diçka tjetër?
Të jemi të qartë: ne rregullojmë WordPress çdo ditë, por nuk të mbajmë me detyrim aty. Nëse faqja jote ka probleme strukturore që përsëriten, ndonjëherë zgjidhja më e lirë afatgjatë është rindërtimi mbi teknologji më të thjeshtë e më të shpejtë. Këtë e themi hapur pas auditit, me llogari konkrete përpara, dhe vendimin e merr ti.
Si punojmë
Vlerësimi falas
Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.
Plani dhe oferta
Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.
Puna
Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.
Dorëzimi dhe matja
Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.
Pyetje të shpeshta
Faqja ime WordPress nuk hapet fare. Çfarë bëj?
Mos provo rregullime me hamendje dhe mos fshi asgjë. Na dërgo adresën e faqes dhe çfarë ndodhi para problemit: zakonisht e identifikojmë shkakun shpejt dhe punojmë gjithmonë me backup paraprak.
Sa kushton një rregullim?
Pas diagnostikimit merr çmim fiks me shkrim për problemin konkret, jo tarifë me orë të hapur. Pa surpriza në fund.
Pse faqja ime WordPress është kaq e ngadaltë?
Shkaqet tipike: imazhe të papërpunuara, shumë plugin, hosting i mbingarkuar, mungesë cache. Matim ku humbet koha realisht dhe rregullojmë sipas asaj, jo sipas recetave të përgjithshme.
Pas rregullimit, si e shmang përsëritjen?
Me mirëmbajtje të rregullt: përditësime të sigurta, backup dhe monitorim. Shumica e problemeve që rregullojmë vijnë pikërisht nga mungesa e këtij kujdesi.
Ke një problem teknik që duhet zgjidhur?
Na trego çfarë po ndodh dhe brenda një dite pune merr diagnozë dhe hapa konkretë me çmim me shkrim. Pa detyrim.