Zgjidhje
Prezencë Profesionale Online
Prezenca profesionale online është mënyra si duket biznesi yt kur dikush të kërkon në internet: website, logo, rrjetet sociale dhe materialet. AG Studio i ndërton këto si një paketë të vetme koherente, që klienti të të marrë seriozisht që në sekondën e parë.
Problemi që zgjidhim
Klienti sot të kontrollon online para se të të telefonojë. Nëse faqja duket e vjetër, logoja e improvizuar dhe rrjetet sociale të lëna pas dore, ai zgjedh konkurrentin që duket më serioz, edhe kur ti e bën punën më mirë.
Çfarë përfshin
- Website profesional
- Branding dhe logo / identitet vizual
- Materiale prezantuese
- Rrjete sociale të rregulluara
- Foto dhe video
- Dizajn grafik
- Print, kur të duhet
Si punojmë
Vlerësimi falas
Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.
Plani dhe oferta
Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.
Puna
Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.
Dorëzimi dhe matja
Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.
Pyetje të shpeshta
Sa kohë duhet për një prezencë të plotë?
Varet nga pikënisja. Një paketë bazë me website, identitet vizual dhe profile sociale të rregulluara zakonisht zgjat 3 deri në 5 javë pune. Pas vlerësimit fillestar marrim afat të saktë me shkrim.
Kam logo dhe faqe ekzistuese. Duhet t'i hedh?
Jo gjithmonë. Së pari bëjmë një vlerësim: çfarë mbahet, çfarë përmirësohet, çfarë zëvendësohet. Shpesh baza ruhet dhe rregullohet, që të mos paguash dy herë për të njëjtën gjë.
A punoni me biznese të vogla?
Po, shumica e klientëve tanë janë biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe Kosovë: dyqane, klinika, restorante, studio profesionale dhe kompani shërbimesh.
Çfarë duhet të kem gati para se të fillojmë?
Mjafton të dish çfarë ofron dhe për kë. Tekstet, strukturën dhe pamjen i ndërtojmë bashkë. Fotot reale të punës tënde ndihmojnë shumë, dhe kur mungojnë, organizojmë fotografim.
Gati për një prezencë që punon?
Na trego problemin dhe brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim. Pa detyrim.