AG Studio
Dizajn & Print

Botime Librash

Botimi i një libri është shumë se shtypi: kërkon faqosje kujdesshme, dizajn kopertine, korrekturë dhe përgatitje teknike. AG Studio e merr përsipër gjithë procesin, nga dorëshkrimi te libri final dorë, me cilësi e bën veprën tënde duket serioze dhe profesionale.

Problemi

Një libër i faqosur keq ose me kopertinë amatore e ul vlerën e punës që ke bërë me muaj a vite. Shumë autorë ngecin mes shtypshkronjave që s'merren me dizajn dhe dizajnerëve që s'e njohin përgatitjen për shtyp.

Çfarë përfshin

  • Faqosje profesionale e brendisë
  • Dizajn kopertine dhe kurriz
  • Korrekturë dhe rregullime teknike
  • Përgatitje për shtyp (CMYK, bleed)
  • Koordinim i shtypit dhe lidhjes
  • Botim në sasi të vogla ose të mëdha

Nga dorëshkrimi te libri në dorë

Botimi i një libri ka shumë hapa të padukshëm që vendosin nëse vepra do të duket serioze: faqosja e brendisë, zgjedhja e shkronjave, hapësirat, kopertina, përgatitja teknike për shtyp. Një gabim në çdo hap duket në produktin final. AG Studio i mban të gjitha këto nën një çati, që ti të merresh me përmbajtjen, jo me teknikën.

Çfarë marrim përsipër

Faqosjen profesionale të brendisë, dizajnin e kopertinës dhe kurrizit, korrekturën teknike, përgatitjen e saktë për shtyp dhe koordinimin me shtypshkronjën deri te lidhja. Punojmë me tirazhe të vogla për autorë individualë dhe me sasi më të mëdha për botues.

Lidhet ngushtë me dizajnin grafik dhe printin & shtypin, që e mbajnë cilësinë nga ideja te produkti final.

Si punojmë

1

Vlerësimi falas

Na dërgon dorëshkrimin ose idenë e librit. Shohim vëllimin, formatin, llojin e librit, gjendjen e materialit dhe çfarë duhet për ta kthyer në produkt final.

2

Plani dhe oferta

Të japim me shkrim hapat: faqosje, kopertinë, korrekturë teknike, përgatitje për shtyp, afat dhe çmim. Pa paqartësi në mes të procesit.

3

Puna

Faqosim brendinë, ndërtojmë kopertinën, përgatisim skedarët teknikë për shtyp dhe bëjmë rregullimet e nevojshme para miratimit final.

4

Dorëzimi

Dorëzojmë materialin gati për shtyp ose koordinojmë procesin deri te libri fizik, sipas marrëveshjes.

Pyetje të shpeshta

A mund të botoni një libër nga dorëshkrimi im?

Po. Të shoqërojmë nga dorëshkrimi te libri i shtypur: faqosje, kopertinë, korrekturë, përgatitje për shtyp dhe koordinim me shtypshkronjën.

Sa kopje minimale mund të shtypen?

Punojmë edhe me sasi të vogla për autorë individualë, edhe me tirazhe më të mëdha. Të këshillojmë sasinë sipas qëllimit dhe buxhetit.

A merreni edhe me dizajnin e kopertinës?

Po. Kopertina është pjesa e parë që sheh lexuesi; e dizajnojmë që libri yt të dallojë në raft dhe online.

Gati ta kthesh dorëshkrimin në libër profesional?

Na dërgo materialin dhe brenda një dite pune të kthejmë përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim.

Pjesë e AG Studio

Programe të krijuara nga ne, në shërbim të klientëve.