Udhëtimi i klientit: si të krijosh klientë besnikë
Publikuar: 1 prill 2024
Si e kthen një vizitor në klient besnik: njohja, besimi, blerja dhe kthimi. Ja fazat e udhëtimit të klientit dhe si ta përmirësosh secilën.
Klienti rrallë blen herën e parë që dëgjon për ty. Ai kalon një udhëtim, nga momenti që të njeh deri kur bëhet besnik. Sa më mirë ta kuptosh këtë udhëtim, aq më shumë vizitorë kthen në klientë.
1. Njohja
Klienti mëson për ty: nga Google, rrjetet sociale, një rekomandim. Këtu rëndon dukshmëria dhe përshtypja e parë. Nëse nuk të gjen ose nuk të kupton shpejt, udhëtimi mbaron para se të nisë.
2. Interesimi dhe besimi
Klienti të krahason me të tjerët. Lexon, sheh punët e tua, kërkon prova. Reviews, projekte reale dhe një faqe e qartë ndërtojnë besimin që e shtyn drejt vendimit.
3. Vendimi dhe blerja
Klienti vendos. Këtu rëndon sa e lehtë e bën ti veprimin: një thirrje e qartë për veprim, një formë që punon, një rrugë e thjeshtë kontakti. Çdo pengesë këtu të kushton një klient.
4. Pas blerjes dhe besnikëria
Udhëtimi nuk mbaron me shitjen. Përvoja pas blerjes, komunikimi dhe vlera e vazhdueshme e kthejnë klientin që blen një herë në klient që rikthehet dhe të rekomandon.
Një faqe e ndërtuar me udhëtimin e klientit në mendje i heq pengesat në secilën fazë. Pikërisht këtë bëjmë te website që sjell klientë.
Të ndihmojmë me këtë?
Shiko: Website që Sjell Klientë, ose kërko direkt një vlerësim falas.
Kërko vlerësim falasPyetje të shpeshta
Pse është i rëndësishëm udhëtimi i klientit?
Sepse klienti rrallë blen herën e parë. Nëse i kupton fazat nga njohja te blerja, mund të heqësh pengesat në secilën dhe të kthesh më shumë vizitorë në klientë.
Si i mbaj klientët të kthehen?
Me përvojë të mirë pas blerjes: komunikim, mbështetje, vlerë e vazhdueshme. Mbajtja e një klienti kushton më pak se gjetja e një të riu.
Udhëzime të tjera nga e njëjta temë
AG.
Website & Klientë
Website & Klientë
Biznes fizik pa dyqan online? Po humbet shitje çdo ditë
Nëse ke një biznes fizik por jo dyqan online, po humbet shitje çate ditë nga klientët që blejnë në internet. Ja pse dhe si të nisësh thjeshtë.
Lexo udhëzimin →
AG.
Website & Klientë
Website & Klientë
Pse biznesi yt po humbet para pa një faqe interneti
Pa një faqe interneti, biznesi humbet klientë çdo ditë te konkurrenti që gjendet në Google. Ja pse, dhe çfarë i duhet vërtet një biznesi sot.
Lexo udhëzimin →
Gati për një prezencë që punon?
Na trego problemin dhe brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim. Pa detyrim.