Libri-album “GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare – nga qeveria e patriotit Ismail Qemali – dhe trajton të plotë koleksionin e pullës shqiptare për Skënderbeun nga viti 1913 deri në vitin 2017.

Libri hapet me pullën e parë ku paraqitet portreti i Skënderbeut, emetuar më datën 1 dhjetor 1913, e cila pasohet nga rrugëtimi i kësaj figure madhore kombëtare në emetime të vazhdueshme në historinë 105-vjeçare të pullës shqiptare.

Në të përfshihen të tria epokat historike të më shumë se një shekulli dhe shpalosen vlerat kulturore, historike e artistike, transmetuar përmes mjeshtërisë së realizimit të figurës së Skënderbeut, i cili jepet me gjithë madhështinë e vet nga piktorët e skulptorët me të njohur të vendit tonë dhe të huaj.

Libri është botuar  në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht, dhe jep informacion të bollshëm  jo vetëm filatelik  për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve e më tej.

Përmes larmisë së informacionit dhe të ekspozimit të pullave postare, ky libër nxit interesin e koleksionistëve dhe të turistëve të huaj, të cilët që janë të interesuar të njohin historinë e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti  Skënderbeut përmes zhvillimit të historisë të emetimit 105-vjeçar të pullës shqiptare.

Çmimi: 2500 lekë / 20 euro.

——————————————————-

LIBRI MUND TA GJENI:

Në LIBRARINË “ALBANIA”

Adresa: Rruga “Sami  Frashri”, përballë shkollës “11 Janari”

NË SHTËPINË BOTUESE “AGSTUDIO.al”

Adresa: Prapa kinema “Agimi”, Cel. 0682064937

Me internet:

e-mail: [email protected]

Me telefon: 00355 4 2274 814/816