AG Studio
Dukshmëri në Google

Tur Virtual 360° në Google Maps

Turi virtual 360° është fotografim panoramik profesional i ambientit tënd, i publikuar Google Maps dhe i lidhur me profilin e biznesit. Klienti e viziton lokalin virtualisht para se vijë: sheh ambientin, krijon besim dhe vendos shpejt. AG Studio e realizon me produktin e vet 360GoMap.

Problemi

Dy biznese të njëjta në Maps: njëri me tur 360° dhe foto reale, tjetri me dy foto të vjetra. Klienti që s'të njeh zgjedh atë që mund ta shohë. Pa tur virtual, humbet pikërisht klientët e rinj që po krahasojnë.

Çfarë përfshin

  • Fotografim profesional 360° në ambientin tënd
  • Publikim në Google Maps dhe Street View
  • Lidhje me Google Business Profile
  • Optimizim i profilit bashkë me turin
  • Mundësi integrimi në faqen tënde
  • Karta NFC për reviews sipas paketës

Pse ambienti yt duhet të shihet para vizitës?

Klienti i ri ka gjithmonë një pyetje pa zë: si është brenda? Për një restorant është atmosfera, për një klinikë pastërtia dhe seriozitet, për një hotel dhomat. Turi 360° i përgjigjet kësaj pyetjeje direkt në Google Maps, aty ku klienti po krahason ty me konkurrentët.

Si realizohet turi?

Vijmë në ambientin tënd me pajisje profesionale 360°, fotografojmë pikat kryesore pa e ndërprerë punën tënde, i lidhim pamjet në një tur të rrjedhshëm dhe e publikojmë në Google Maps të lidhur me profilin e biznesit. Turi funksionon edhe i integruar në faqen tënde të internetit.

Shërbimin e ofrojmë me programin tonë 360GoMap.al, të krijuar nga AG Studio për tregun shqiptar, shpesh i kombinuar me kartat NFC për reviews: klienti që sapo doli i kënaqur e lë vlerësimin me dy prekje.

Çfarë fiton konkretisht?

Profil që dallon në Maps mes konkurrentëve me foto të rastësishme. Më shumë kohë qëndrimi në profilin tënd dhe më shumë kërkesa drejtimi. Besim i ndërtuar para kontaktit të parë: klienti që ka parë ambientin vjen më i vendosur. Dhe një material që e ripërdor kudo: faqe, rrjete sociale, prezantime.

Fillo me Google Business Profile të optimizuar nëse s’e ke, pastaj turi e çon një nivel më lart.

Si punojmë

1

Vlerësimi falas

Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.

2

Plani dhe oferta

Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.

3

Puna

Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.

4

Dorëzimi dhe matja

Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është turi virtual 360°?

Një seri fotografish panoramike profesionale të ambientit tënd, të lidhura mes tyre, që klienti i shfleton në Google Maps sikur po ecën brenda lokalit. Funksionon në telefon dhe kompjuter.

Sa zgjat fotografimi dhe kur publikohet?

Fotografimi zakonisht zgjat disa orë në ambientin tënd, pa e ndalur punën. Publikimi në Google Maps përfundon brenda pak ditësh pune nga seanca.

A ndikon turi në renditjen në Maps?

Turi rrit angazhimin me profilin: më shumë kohë shikimi, më shumë klikime e kërkesa drejtimi. Këto sinjale ndihmojnë dukshmërinë, dhe mbi të gjitha rritin besimin që e kthen shikimin në vizitë.

Për çfarë biznesesh ka kuptim?

Për çdo biznes ku ambienti shet: restorante, kafene, hotele, sallone, klinika, dyqane, palestra, showroom-e. Nëse klienti pyet veten si duket brenda, turi i përgjigjet.

Gati për një prezencë që punon?

Na trego problemin dhe brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim. Pa detyrim.

Pjesë e AG Studio

Programe të krijuara nga ne, në shërbim të klientëve.