AG Studio
Dukshmëri në Google

Google Business Profile për Biznese në Shqipëri

Google Business Profile është profili falas i biznesit tënd Google Search dhe Google Maps. AG Studio e krijon, e verifikon dhe e optimizon me kategoritë e duhura, foto reale, orare sakta dhe sistem reviews, shfaqesh pikërisht kur klientët kërkojnë atë ofron ti.

Problemi

Pa profil të verifikuar dhe të optimizuar, biznesi yt ose nuk del fare në Google Maps, ose del me të dhëna të gabuara: orar i vjetër, telefon që nuk përgjigjet, asnjë foto. Klienti që nuk të gjen dot, telefonon konkurrentin.

Çfarë përfshin

  • Krijim dhe verifikim i profilit
  • Kategori dhe shërbime të sakta
  • Foto reale dhe postime të rregullta
  • Orare, telefon dhe website të përditësuara
  • Sistem praktik për Google Reviews
  • Raport i qartë i performancës

Çfarë është Google Business Profile?

Google Business Profile (ish Google My Business) është kartela e biznesit tënd që shfaqet në Google Search dhe Google Maps: emri, adresa, orari, telefoni, fotot, reviews dhe rruga për të ardhur te ti. Për shumicën e bizneseve lokale, ky profil sjell më shumë klientë të rinj sesa vetë faqja e internetit.

Si e optimizojmë profilin tënd?

  1. Verifikim dhe pronësi. Sigurojmë që profili është i yti, i verifikuar dhe i mbrojtur nga ndryshime të paautorizuara.
  2. Kategoritë dhe shërbimet. Zgjedhim kategorinë kryesore dhe ato dytësore me të cilat Google të lidh me kërkimet e duhura.
  3. Të dhënat bazë. Orar i saktë, telefon që përgjigjet, link i faqes, përshkrim i qartë i asaj që ofron.
  4. Fotot. Foto reale të ambientit, punës dhe ekipit. Profilet me foto reale marrin dukshëm më shumë klikime dhe kërkesa për drejtim.
  5. Reviews. Ngremë një sistem të thjeshtë që klientët e kënaqur ta lënë vlerësimin me dy prekje, dhe përgjigjemi për çdo review.

Çfarë ndryshon për biznesin tënd?

Profili i optimizuar të nxjerr përpara klientëve që po kërkojnë tani: “kafene afër meje”, “servis makinash tirana”, “dentist prishtinë”. Këto janë kërkime me qëllim blerjeje. Rezultati konkret matet me numra që i sheh edhe vetë: shfaqje në kërkime, klikime në telefon, kërkesa për drejtim në hartë.

Profili lidhet edhe me turin virtual 360° dhe me programin tonë 360GoMap.al, që e çojnë besimin një nivel më lart: klienti hyn virtualisht në lokalin tënd para se të vijë.

Si punojmë

1

Vlerësimi falas

Na trego problemin me formë ose në WhatsApp. Shohim gjendjen reale: faqen, profilin në Google, konkurrencën.

2

Plani dhe oferta

Brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë, afat dhe çmim me shkrim. Pa asnjë detyrim.

3

Puna

Ndërtojmë ose rregullojmë. E ndjek progresin dhe miraton gjithçka para se të publikohet.

4

Dorëzimi dhe matja

Publikojmë, masim rezultatet me numra dhe, nëse do, e mbajmë faqen nën mirëmbajtje.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton të dalësh në Google Maps?

Vetë profili është falas nga Google. Puna jonë është krijimi, verifikimi dhe optimizimi profesional i tij. Çmimi varet nga gjendja e profilit dhe konkurrenca; e merr me shkrim pas vlerësimit falas.

Sa kohë duhet që të dal në Maps?

Verifikimi nga Google zakonisht zgjat nga disa ditë deri në dy javë. Përmirësimi i pozicionit në kërkimet lokale vjen gradualisht, me optimizim të vazhdueshëm dhe reviews të reja.

Kam profil, por nuk po e gjej veten në kërkime. Pse?

Shkaqet më të shpeshta: kategori e gabuar, profil i paverifikuar, mungesë reviews, të dhëna jo konsistente mes faqes dhe profilit, ose adresë e paqartë. Vlerësimi ynë e gjen saktë shkakun.

A e garantoni vendin e parë në Maps?

Jo, dhe askush nuk mund ta garantojë seriozisht, sepse renditjen e vendos Google. Garantojmë punën që ndikon në renditje: profil i plotë, optimizim i vazhdueshëm dhe raport që tregon ecurinë reale.

Gati për një prezencë që punon?

Na trego problemin dhe brenda një dite pune merr përgjigje me hapa konkretë dhe ofertë të qartë me shkrim. Pa detyrim.

Pjesë e AG Studio

Programe të krijuara nga ne, në shërbim të klientëve.