Meta i bën grupet e Facebook të ngjashme me Discord
Duke qenë se Meta synon që Community Chats të shërbejnë si mënyrë komunikimi me njerëz jashtë rrethit tuaj, ka vënë në dispozicion mjete moderimi për administratorët.
Meta prezantoi një mënyrë të re sesi 3 miliardë përdoruesit e Facebook mund të lidhen me njëri-tjetrin.
Në javët në vijim kompania ka planifikuar të zgjerojë disponueshmërinë e Community Chats, një funksionalitet që do të lejojë grupet e Facebook dhe Messenger të organizojnë diskutimet rreth tematikave të preferuara.
Krahas bisedave të zakonshme me tekst, Community Chats do të ofrojnë mbështetje për kanalet audio dhe video si dhe administratorët mund të transmetojnë mesazhet në grupet e tyre.
Duke qenë se Meta synon që Community Chats të shërbejnë si mënyrë komunikimi me njerëz jashtë rrethit tuaj, ka vënë në dispozicion mjete moderimi për administratorët.
Administratorët mund të krijojnë një listë fjalësh dhe shprehjesh të cilat platforma automatikisht i bllokon.
Madje administratotë mund të hostojnë bsieda private apo të bllokojnë përdorues që nuk i binden rregullave.
Nëse ju duket diçka e dëgjuar, lëvizja e Meta është një replikim i mënyrën sesi Discord funksionon. Madje edhe mjetet e moderimit janë të ngjashme.
Copyright: © PCWorld Albania
Recommended Posts
Plan editorial per postime kreative dhe interaktive
September 3, 2017
Faqe dhe profile ne rrjete te tjera sociale
September 3, 2017
Google Business Page
September 3, 2017